Në Kosovë u regjistruan të enjten edhe katër persona të infektuar me koronavirus.
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,476 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak u shëruan pesë pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 106.
Kosova ka regjistruar në total 107,883 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,514 janë shëruar.
Minsitria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara 11,513 qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Numri i qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë ka arritur në 293,693.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.
Nga data 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të vaksinohen kundër koronavirusit.
Comments are closed for this post.