Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për TV 21 deklaroi se partia e tij do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeveritar edhe pse 4 deputetët do të veprojnë në mënyrë të pavarur.
“Lëvizja Besa asnjëherë s’ka qenë pjesë e LSDM-së, por ne do të jemi pjesë e koalicionit ‘Mundemi’”, tha Kasami.
Kasami tha se partia e tij do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë që sipas tij është e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu do të ketë zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Kulturës.
“Për ne është e rëndësishme që kuadrot tona të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket drejtorive, Kasami tha se do të do të përzgjidhen kuadrot dhe jo detyrimisht duhet të jenë pjesë e Lëvizjes Besa.
Comments are closed for this post.