Dogana në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ndaluan kontrabandimin e rreth një kilogramëve heroinë.

“Më 13 mars 2019, rreth orës 13:30, në vendkalimin kufitar Tabanovc gjatë kontrollimit të një autobusi zviceran që po udhëtonte në relacionin Strugë – Bern, në rreshtin e fundit të ulëseve, nën karrigen afër dritares, u gjet një çantë me dy pako të shtypura që përmbanin rreth 500 gramë heroinë. Heroina iu dorëzua Ministrisë së Brendshme për veprime të mëtejshme”, thuhet në kumtesën e Doganës së Maqedonisë së Veriut .