Para pak çastesh në udhëkryqin në afërsi të Q.T. Mavrovasja në Shkup një kamion i  cili siç duket në video ishte i mbingarkuar me asfalt, i ka plasur goma. Trafiku në udhëkryq për disa minuta është bllokuar, ndërsa siç shihet në video, shoferi vazhdon rrugën pa ndërruar gomën duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.