Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva sot duhej të dalin para gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Haraçi” ku si të dyshuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski apo ndryshe siç njihet “Boki 13″.
Ana Kamçeva nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të jetë në seancë dhe për këtë e ka njoftuar gjykatën. Prezent në seancë ishte vetëm burri i saj, afaristi Orce Kamçev.Kamçev ka thënë se është shantazhuar nga Bojan Jovanovski gjatë gjithë kohës për t’i dhënë para, me arsyetimin se mund t’i ndihmojë duke ndikuar tek Katica Janeva, atëhëerë kryeprokurore në Prokurorinë Speciale Publike.
Bojan Jovanovskin e ka akuzuar se në disa raste i ka kërkuar shuma të majme parash, për reklamë në televizionin e tij “1TV”, ndërsa më vonë, gjithmonë sipas Kamçev njofton NovatTv përcjell Telegrafi Maqedoni, Boki 13 i ka propozuar një plan për një VIP qendër tregtare për ndërtimin e së cilës ka kërkuar 4 milionë euro.
Kamçev nuk ka lënë pa përmendur edhe prokuroren e PSP-së, Lile Stefanova, për të cilën tha se ajo i ka kërkuar që t’i blejë një dyqan në Shkup për ta shfrytëzuar vajza e saj si ordinancë stomatologjike. Këto pohime të Kamçev janë dëgjuar edhe në përgjimet e publikuara nga “La Verita” italiane, të cilat i ka refuzuar Stefanova.
Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçec, e pranoi fajin kurse një ditë më vonë, ai u dënua me tre vite burg për pjesmarrje dhe negociata mes palëve të përfshira në këtë rast korrupsioni.
Comments are closed for this post.