Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka pohuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ajo këtë e pohoi përmes rrjeteve sociale pasi 27 vendet anëtare u takuan për të diskutuar një sërë temash, përfshirë zgjerimin.

“Ne e konfirmuam këtë në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në Twitter gjatë samitit që pasoi një takim me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Estonia ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e tyre në BE dhe është më e rëndësishme se kurrë t’u japim atyre mesazhe të qarta dhe të thellojmë integrimin e shpejtë”, shtoi e para e qeverisë estoneze.