Prokuroria Publike e Shkupit vepron në rastin e serisë së legalizimeve kontestuese të objekteve të mëdha në komunën e Çairit, thotë prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski në intervistën për “360 gradë” në RTM 1.

Pasi dëgjoi një zë nga emisioni juaj, Prokuroria hapi një hetim paraprak. Mblidhen dëshmi, materiale dhe verbale. Procedura është në vazhdim e sipër, për momentin nuk mund të them asnjë detaj. Bëhet fjalë realisht për disa ndërtesa atje që janë ndërtuar në mënyrë të egër dhe më pas janë legalizuar. Ndoshta ky nuk është rasti i vetëm në Maqedoni… Komuna i legalizoi, nga ajo që ju publikuat, duke mos i shqyrtuar deklaratat e ndërtuesve, të pronarëve të mundshëm, nëse janë të vlefshme apo jo. Nëse ka vepër penale do të veprojë Prokuroria dhe do të njoftoheni ju dhe opinioni, tha prokurori Kocevski.

Në lidhje me hetimin paraprak për tenderin për përzgjedhjen e mbikëqyrjes së ndërtimit të autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d, prokurori publik i shtetit informon se janë ndërmarrë shumë gjëra dhe se së shpejti mund të ketë vendim të prokurorit publik.

Shumë gjëra janë shkarkuar. Bëhet fjalë për një konsorcium prej tre kompanish që po hetohet. Deri më tani ka disa palogjikshmëri në kontratë. Po ndërmerren veprime dhe besoj se ndoshta së shpejti edhe Prokuroria Publike do të dalë me vendim të prokurorit publik, tha Kocevski.

I pyetur nëse me këtë përgjigje ka dashur të shpallë hapjen e një hetimi për këtë rast, ai nuk ka dashur të përgjigjet drejtpërdrejt, por ka shtuar se shumë gjëra po hetohen pikërisht në rubrikën e licencave, ku për shembull kompania “Electra Solutions. “ siguroi licencë për mbikëqyrje pasi tashmë ishte shpallur prokurimi publik.