Për ju që po kaloni periudhë të ngarkuar emocionalisht ose të vështirë për një arsye a një tjetër

Ka një mënyrë për ta rifituar paqen e brendshme përmes hipnotizimit të vetes.

Ndiqni një rutinë

Në njëfarë mënyre, të gjithë kemi humbur rutinën e dikurshme. Nëse punoni nga shtëpia, bëhuni gati njësoj si më parë.

Ngrihuni në të njëjtën orë, mos punoni në dhomën e gjumit, pini aq kafe sa pini në zyrë dhe respektoni oraret, shkruan The Telegraph.

Merrni frymë

Yoga dhe meditimi janë metoda të shkëlqyera për të menaxhuar stresin, por nuk do të shihni ndryshim nëse i praktikoni tani për herë të parë. E vetmja gjë që mund të bëni është të punoni me frymëmarrjen.

Merrni frymë për shtatë sekonda dhe nxirreni për njëmbëdhjetë. Kjo lloj frymëmarrjeje e pakëson gjithmonë panikun në trup.

Reklama

Mendoni për fëmijërinë

Njerëzit kanë prirje të mendojnë më të keqen dhe e bëjnë këtë për t’u përgatitur. Por duhet ta kanalizojmë këtë imagjinatë tjetërkund që mendja të mos vuajë nga ankthi.

Paniku buron nga fëmijëria, kështu që mendoni për atë kohë. Çfarë ju qetësonte? Pikturimi, ngjyrosja apo loja? Këto lloj ushtrimesh ju ndihmojnë goxha, citon Anabel.

Mbushni boshllëkun

Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar.

Flisni me miqtë dhe familjen rregullisht, dëgjoni podcast-e, lidhuni me një personazh në një libër, mbushni boshllëkun si të doni, thjesht mos dëgjoni lajmet gjithë ditën.