Rastet kur shqiptarët na bëjnë krenarë nëpër botë janë të shumtë. Me talentin e tyre në muzikë, pikturë, aktrim, kërcim e shumë fusha të tjera, shumë shqiptarë kanë ngritur në piedestal origjinën e tyre. Së fundmi ka qenë Nina, një vajzë e talentuar 12-vjeçare me origjinë nga trojet shqiptare që me zërin e saj karakteristik, ka mahnnitur jurinë e The Voice Kids në Gjermani.
Vokali i saj në audicionet e fshehta bëri një publik të tërë të ngrihej në këmbë teksa performonte këngën “Higheay to Hell” të grupit AC/DC. Performanca e saj ishte fantastike dhe bëri që spektatorët dhe juria të ngriheshin dhe të duartrokisnin në këmbë vajzën shqiptare.
” style=”box-sizing: border-box; max-width: 100%; width: 300px; border: none; margin: 0px auto; display: block;”>
Interpretimi dinamik i saj bindi trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss, të cilët shtypën butonin dhe kthyen karriget. Emocionet për familjen e saj që po ndiqte performancën e Ninës pas kuintave ishin të pashpjegueshme, ndërsa zëri i 12-vjeçares bëri jehonë në mediat gjermane.
Comments are closed for this post.