Ata janë në një lidhje vërtetë serioze”. Johnny Depp është “në një lidhje serioze” me nja avokate britanike, e cila e përfaqësojë atë në gjykim për shpifje në vitin 2020. Ajo punon në firmën e avokatëve që përfaqësojnë Prince Harry dhe Meghan, dhe është rrugës për ndarje nga burri me të cilin ka dy fëmijë.

Johnny është raportuar së është në lidhje me avokaten që jeton në Londër, Joelle Rich (37 vjeç).

Rich e ka prezantuar atë gjatë gjykimit për shpifje kundër gazetës The Sun në Mbretërinë e Bashkuar: në të cilin rast ai humbi gjyqin me skuadrën e tij ligjore që e konsiderojë këtë vendim “të çuditshëm”.

Tani, një burim i ka thënë medias UsWeekly që Rich dhe Depp janë “në një lidhje serioze”, duke thënë që “kimia e tyre përshtatet” dhe së “ata janë në një lidhje serioze.

Rich – e cila është partnere e firmës së avokatëve Schillings – për momentin është në proces të shkurorëzimit nga burri i saj Jonathan, me të cilin ajo ka dy fëmijë.

Thashethemet se ajo është në lidhje me Depp vinë pas shumë spekulimeve që ai është në lidhje me një tjetër avokate të tij, Camille Vasquez.

Megjithatë, DailyMail.com kishte shkruar në qershor që Vasquez është në lidhje me shefin ekzekutiv të WeWork të Britanisë, Edward Owen.