Është e mundshme që Koronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga Covid-19 edhe para se ka filluar epidemia zyrtarisht. Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri jeni përballur me këtë virus edhe ju. Hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksfordit ka treguar që ekzistojnë tetë shenja të qarta të cilat tregojnë këtë:

1.Infeksioni i syve/ Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e Koronavirusit.

“Është e njohur që cilido infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikimin sekondar, gjë që është rasti edhe te Koronavirusi”, theksojnë shkencëtarët. Megjithatë, ata shtojnë që është pak e sigurt që të ndodhë që personi i infektuar të ketë konjunktivit si simptomë të vetme, por me siguri do të shfaqeshin të shoqëruara me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.

2.Kolla e thatë/ Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të Koronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

3.Temperatura/ Pos kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i Koronavirusit.

4.Vështirësi në frymëmarrje/ Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.

5.Humbja e dëgjimit dhe nuhatjes/ Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e dëgjimit dhe  mund të jetë simptomë e Koronavirusit.

6.Probleme me stomakun/ Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur diarrenë si simptomë.

Megjithatë, më së miri është që për çdo rast t’u përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.