1. Konsumoni ushqime me proteina që të shtoni muskuj
Mishi i pulës, mishi i peshkut, vezët, fasulet, djathi, qumështi e shumë produkte të tjera janë burim i madh i proteinave. Provoni të hani proteina gjithmonë para se të flini si p.sh Jogurt apo qumësht me çokollatë.
2. Përdorni pluhur qumështi
Hidhni dhe shpërndajeni pluhurin e qumështit kur ju gatuani. Pjata juaj do të bëhet me kajmak.
3. Hani vajra dhe yndyra të shëndetshme
Vajrat e shëndetshëm si vaji i ullirit, avokado dhe arrat (të cilat kanë yndyra të shëndetshme në to), janë të pasura me vlera ushqimore dhe përmbajnë shumë kalori.
4. Hani porcione të mëdha tri herë në ditë
Sigurohuni që çdo ditë të hani nga tri herë. Mbusheni pjatën tuaj me porcione të mëdha. Nëse keni probleme me stomakun, hani në porcione të vogla por hani më shpesh.
5. Mos pini ujë para se të hani
Pirja e ujit para ngrënies u’a fryen barkun dhe kështu e keni të pamundur të hani ushqimin ashtu siç kërkohet.
6. Largoni ushqimet me kalori të dëmshme
Ju mund të mendoni se biskotat, patatinat apo lëngjet e gazuara ju ndihmojnë të shtoni peshë, por ato kanë kalori dhe sheqerna të dëmshme. Në vend të tyre hani ushqime me vlera ushqimore siç janë frutat perimet apo mishrat.
7. Ushtroni
Pa ushtrime ju nuk do të mund t’I ndërtoni muskujt. Bonusi tjetër i ushtrimeve është se ato u’a shtojnë apetitin.
Comments are closed for this post.