Në manifestimin tradicional Dasma e Galiçnikut (Galiçka Svadba), çifti i sivjetmë janë Marina Petrovska dhe Ognen Karagjozevski. Dashurinë e tyre do e përjetësojnë në këtë manifestim tradicional që do mbahet për të 46 herë me radhë dhe do zgjasë nga data 12 deri më 14 korrik në fshatin Galiçnik në malin Bistra. Dasma do të shoqërohet me tradita, rituale, veshje kombëtare dhe këngë.

“Ne në birrarinë e Shkupit jemi jashtëzakonisht krenarë që tash 46 vjet jemi pjesë e pandashme e këtij manifestimi të veçantë që është pasqyrë e traditës sonë të pasur dhe trashëgimisë kulturore të Republikës së Maqedonisë. I uroj të rinjtë për bereqetin dhe lumturinë e tyre, por edhe për miqësinë dhe bashkimin që na lidhin dhe afrojnë. Ai është po ai bashkim, ardhmëri, miqësi, shoqërim si forcë e përhershme e cila në Galiçnik i lidhë të gjithë ata që janë nga Galiçniku, por edhe ata që kanë për qëllim dhe duan ta shohin Galiçnikun dhe traditën tonë të pasur”.  – theksoi Lambro Patçe, Birraria Shkup