Nënkryetarja OJQ-së t “Lidhja Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq sot nën shoqërimin e policisë është paraqitur në Prokurorinë për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të dhënë deklaratën e saj në lidhje me funksionimin organizatës joqeveritare të Boki 13, pasi javën e kaluar shqyrtoi dëshmitë që ka siguruar Prokuroria kundër saj.

Deputetja Frosina Remenski edhe sot ka vazhduar shqyrtimin e dëshmive. Sipas Prokurorisë ajo duhet të deklarohet ditën e nesërme. Të akuzuarit e tjerë, Bojan Jovanovski, babai i tij Mile si dhe asistentja Hristina Bllazhevska do të duhet të dëshmojnë para Prokurorisë ditën e premte.

Mandiq është e para nga të gjithë të akuzuarit që do të dëshmojë para prokurores Villma Ruskoska. Ajo për momentin është nën arrest shtëpiak ndërsa akuzohet që ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “pastrim parash”.