Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev për Alsat ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Në mesin e arsyeve Janushev përmendi ndryshimet kushtetuese të cilat i vlerësoi si të dhunshme dhe pa vullnetin e popullit, dështimet ekonomike dhe mungesën e reformave. Dalja nga Kuvendi mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme.

Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre.