Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska thotë se për herë të parë pas shtatë vitesh viti shkollor fillon me dorëzim në kohë të teksteve në të gjitha shkollat fillore në vend. Sipas saj, rreth 10 tituj të rinj janë siguruar në arsimin fillor dhe mbi 100 në arsimin e mesëm që nuk janë shtypur deri më tani.
MASH ka dorëzuar tashmë në shkolla 360 mijë kopje të të gjitha teksteve dhe materialeve shkollore të miratuara dhe të shtypura. E vetmja gjë, sipas Janevskës, është se për të pestin vit radhazi në arsimin fillor do të mungojnë tekstet e gjuhëve të huaja nga klasa e para deri në klasën e nëntë, sepse udhëheqësia e mëparshme në MASH-it e anuloi procedurën për prokurim publik dhe ai vendim është në fazën e ankimimit, e cila është ende në vijim.
“Konfirmoj që nesër do të ketë tekste kudo. Ky ishte premtimi im i parë menjëherë pas marrjes së detyrës dhe sot mund të them se po e zbatojmë me sukses. Paaftësia apo mungesa e dëshirës për të punuar mes disa ministrave të mëparshëm del në pah. Më në fund, pas disa vitesh shkollore, brezat e nxënësve do të kenë në kohë mjete mësimore bazë për përvetësimin e lëndës. Të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar dhe shtypur tashmë janë dorëzuar.
Deri më tani në këto 60 ditë kemi dorëzuar mbi 360 mijë kopje të të gjitha teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të shtypura në vlerë mbi 80 milionë denarë. Tekstet shkollore tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla. Nëse ndodh që një nxënës apo prind ankohet për një tekst të vjetër të vjetëruar, ju njoftoj se prokurimi i teksteve do të vazhdojë sipas nevojave të shkollave. Është evident dallimi që kemi arritur për vetëm dy muaj”, në krahasim me 7 vitet e kaluara”, tha Janevska në konferencën e sotme për shtyp.
Comments are closed for this post.