Janeva: Jam manipuluar, nuk ndjehem fajtore

Maqedoni 02.06.2020 / 19:45

Jam manipuluar rëndë, tha sot në gjykatë për rastin “Haraçi” ish-prokurorja speciale Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo konfirmon se është e pafajshme. Janeva kritikoi gjykatën që në përgjithësi pranoi çiftin Kamçev për të dëshmuar në proces, sepse sipas saj ata nuk kanë besueshmëri. Janeva tha se është vërtetuar se Kamçev ofroi të bashkëpunonte vetë dhe dështoi në planin për të “blerë” diçka që tek shumë të tjerë ia ka arritur ta bëjë.

“Unë kam qenë në paraburgim nëntë muaj për shkak të Orce Kamçevit. Për para të pa dëshmuara. Nëse do të ishte sheqer në foto, a do të ishte kokainë?”, pyeti Janeva.

Ajo thotë se aktakuza bazohet në deklarata, jo në prova.

Aktgjykimi për rastin “Haraçi” do të publikohet më 18 qershor.




Comments are closed for this post.

Të fundit