Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me policinë e trafikut – Shkup kanë sanksionuar 278 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt të cilët e pengonin zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Siç njoftoi ndërmarrja, në periudhën prej 28 shtatorit deri më 4 tetor 2020, me ndihmën e karrotrecit të PKQ janë larguar 120 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokator” janë sanksionuar 158 automjete të cilat ishin gjetur në zona rezidente, ndërsa nuk ishin shfytëzues-rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar.

“Për zgjidhje të përhershme të rrëmujës në komunikacion dhe problemit me parkimin e parregullt nevojitet kulturë më e madhe në komunikacion, për këtë NP ‘PKQ’ dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha automobilave të parkuar në mënyrë të parregullt dhe pandërgjegjshëm në komunën Qendër me qëllim që të ngritet vetëdija në komunikacion në nivel më të lartë dhe të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në kumtesë.