Nëse ndonjë familjar, mik ose ndonjë person tjetër i rëndësishëm i juaji po kalon një kohë të vështirë, është përgjegjësia juaj t’i gjendeni pranë.

Është e natyrashme nga ana e tyre që të mos kërkojnë ndihmë pasi që nganjëherë nuk dinë as si të shprehen, dhe ju nuk mund të din i se ata janë duke kaluar një fazë të vështirë të jetës, shkruan BrightSide.

Megjithatë ka disa shenja që tregojnë se një person i dashur juaj nuk po i kalon vetëm sfidat e përditshme të jetës, por po lufton me çështje më të mëdha dhe më serioze.

Më poshtë mund të gjeni disa nga ato që mund të ju ndihmojnë të kuptoni këtë:

Ata kanë shpërthime emocionale

Të gjithë kemi raste kur duhet të lëmë emocionet tona. Nëse shoku ose partneri juaj fillon të reagojë ndaj ngjarjeve të vogla me zemërim të madh, trishtim ose gëzim që nuk përputhet me situatën, mund të jetë një sinjal se ata kanë nevojë për ndihmë.

Ata ose flenë shumë ose mezi flenë fare

Fjetja e tepërt gjatë ditës mund të jetë një shenjë depresioni ose një çrregullimi ankthi, pohojnë psikologët, e njëjta vlen për pagjumsinë e tepërt.

Ka një ndryshim të shpejtë në pamjen e tyre

Një nga ndryshimet më të lehta që mund të vërehet është pesha. Si shtimi i madh i peshës ashtu edhe humbja e peshës mund të jenë shenja të një çrregullimi emocional. Ndryshimet në pamjen e tyre nuk janë gjithmonë domosdoshmërisht të lidhura me peshën.

Ata ndihen të shqetësuar dhe të trazuar

Shumë entuziazëm është një shenjë e tensionit emocional dhe shqetësimit por mund të ndodhë që këta persona janë shumë në stres. Kjo mund të jetë një shenjë se, ata nuk janë të qëndrueshëm mendërisht.

Ata e kanë të vështirë të shoqërohen

Të gjithë kemi nevojë për kohën tonë të vetme herë pas here, por nëse personi juaj i dashur dëshiron të jetë vetëm shumicën e kohës, kjo mund të jetë një shenjë se ata po luftojnë shumë me çështjet e tyre emocionale dhe mirëqenien mendore.