Administrata e Ushqimeve dhe Barnave, së fundmi ka aprovuar një tabletë të re, në formë të injeksionit e cila i trajton gratë, që vuajnë nga çrregullimi i dëshirës së ulët seksuale, shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo si funksionon kjo tabletë?

Tableta, e quajtur bremelanotide, e cila do të dalë në treg nën emrin Vyleesi, është aprovuar për të trajtuar çrregullimet e dëshirës së ulët seksuale. Kjo tabletë është e dyta, që aprovohet për të trajtuar këtë lloj problemi.

Ajo merret në formë të injeksionit, vetëm 45 minuta përpara marrëdhënieve seksuale. Gratë nuk duhet ta marrin këtë tabletë më shumë se një herë brenda 24 orëve ose më shumë se tetë doza brenda një muaji.

Në eksperimentet e bëra, në mesin e 1.200 grave që janë testuar me këtë injeksion, 25% prej tyre kanë treguar se pas përdorimit të këtij injeksioni, kanë pasur një rritje të dukshme të dëshirës seksuale. Sipas shkencëtarëve, mekanizmi i funksionimit të këtij bari mbështetet në rritjen e nivelit të dopaminës- një substancë kimike e trurit, përgjegjëse për kënaqësinë seksuale tek femrat.

Disa nga efektet anësore të këtij bari mund të jenë: lodhja, marramendja apo vjellja. Gjatë eksperimenteve, 40% e grave kishin përjetuar marramendjen si efekt anësor të tij. Sipas eksperteve, që e kanë krijuar ketë tabletë,  personat me tension të lartë të gjakut dhe me çrregullime të zemrës, duhet të kenë kujdes të shtuar në përdorimin e këtij injeksioni.