Ivanovska: Privilegjet e funksionarëve duhet të shfuqizohen

Maqedoni 15.08.2019 / 11:42

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thekson se me ndryshimet e reja ligjore, në muajt e fundit është rritur numri i personave bartës të funksioneve publike ose ndërmarrjeve, që rapordojnë ndonjë lloj të korrupsionit.

Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska, thotë se 12 lëndë janë në fazë përfundimtare dhe së shpejti do të dalin në opinion.

Ivanovska sot ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga “Civil”, ku tha se duhet të ngritet vetëdija e qytetarëve dhe institucioneve dhe të ulet korrupsioni në shtet.

Ajo tha se funksionarët nuk duhet të kenë privilegje, duke kërkuar që të shfuqizohet edhe apanazhi.

Ivanovksa shtoi se Komisioni ka përgatitur analizë për 180 institucionet dhe së shpejti do të njoftojnë se sa shtetit i kushtojnë funksionarët.




Comments are closed for this post.

Të fundit