Pas shkarkimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Violeta Duma, është emëruar për këshilltar të jashtëm të kryeministrit, Zoran Zaev. Ajo thotë se do ta këshillojë kryeministrin për ligjet reformuese në gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Duma është angazhuar në kabinetin e kryeministrit si këshilltar me rëndësi dhe përvoja të veçanta nga fusha e gjyqësorit dhe sistemit gjyqësor me rrogë 40.000 denarë në muaj. Marrëveshja e saj është në kohëzgjatje prej një viti dhe mbaron në korrik të këtij viti.

Duma për “Fokus”, thotë se ka marrë pjesë në punën e ligjeve reformuese.

“Kam punuar në ligjet reformuese në gjyqësor, do të thotë në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Angazhimi im është që ta këshillojë kryeministrin për tekstin e ligjeve të cilët i propozon Qeveria. Jam emëruar si këshilltare e jashtme”, thotë ajo.

Mandati i Dumas në KSHZ ka mbaruar pasi që bashkë me natarët e tjerë të KSHZ-së ka mbaruar bashkë me anëtarët tjerë të Komisionit pasi që dhanë dorëheqje për shkak të skandalit me bonuset. Në fakt, anëtarët në seancë të mbyllur kanë ndarë bonuse në lartësi prej disa rrogave. Skandalin e zbardhi ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli.