Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund romancës së tyre 18 muaj pasi u rikthyen bashkë.
Dhe ashtu siç ndodh në çift, pas ndarjes ka mjaft dëshpërim, por këtë herë jo nga Dua Lipa.
Shefi i njohur i kuzhinës Isaac Carew, po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram.
Ai bën me dije se ka përfunduar në spital pas ndarjes. Në një video të dytë, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu!
Burime për “The Sun” kanë zbuluar se çifti u munduan ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte por nuk ia dolën.
“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”.
Në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një grua misterioze duke vallëzuar në një klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss” ishte në sfond.
Pavarësisht zërave se ai ishte treguar i pabesë ndaj Duas, dyshja i hodhi pas krahëve thashethemet dhe u bashkua sërish, por me sa duket jo për një kohë të gjatë.
Comments are closed for this post.