Ndrysimi i qeverisë ëstë realitet në Maqedoni, Zoran Zaevo nuk i plotësoi pritjet e qytetarëve, është qëndrimi i intelektualëve shqiptarë në vend. Ata thonë se kryeministri po humbet besimin në bllokun shqiptar, prej të cilëve kishte mbështetje  shumë të madhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Is deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku thotë edhe pse premtimet ishin të mëdha, asgjë nuk ka ndryshuar në Maqedoni, madje situata edhe ede më e keqe me ikjen e sumë qytetarëve jashtë vendit.

Në Maqedoni, synohej që Z. Zaev të bënte ndryshime thelbësore në të gjitha sferat.Ai ka ndryshuar vetëm figurat, domethënë disa njerëz, por sistemi i qeverisjes, pra rregulli, nuk ka ndryshuar.Ne jemi në të njëjtin drejtim me mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë, siç e shihni me zhvatjet që po ndodhin. Eshtë edhe më keq kur e shohim këtë eksod, pra ikjen e njerëzve nga Maqedonia gjatë kohës së Zoran Zaev, tha Qoku.

Dëshmia më e madhe që qeveria nuk interesohet për qytetarët është se nuk merr pothuajse asnjë masë për t’u marrë me ajrin e ndotur. Kjo, sipas Ariant Xhaferiit, thotë mjaftueshëm  se çarë lloj njerëzish e drejtojnë shtetin.

Unë shpesh herë e kam thënë që ndryshimi rrënjësor kërkon masa radikale. Për masa të tilla ju duhet të keni liderë guximtarë politikanë të cilët duhet të marrin disa nga masat që nuk do të jenë populiste dhe nuk do t’u sjellin atyre vota, tha eko-aktivisti Xhaferi.

Mendimi i përbashkët i intelektualëve shqiptarë është se më parë do të ndryshoje pushteti në Kosovë , në zgjedhjet e tetorit, dhe më pas e njëjta do të ndodhi edhe në Maqedoni.