Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “të gjitha institucionet do të veprojnë pas padisë së deputetit Pavle Bogoevski ndërsa ne si Qeveri nuk do të deklarohemi për sjelljen e deputetit”.

“Qeveria në të kaluarën gjithmonë është deklaruar kur kanë ndodhur ngjarjet me emërimin e funksionarëve nga Qeveria dhe përgjegjësisë së tyre në ngjarje të caktuara që kanë ndodhur. Në këtë rast, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për deputet, i cili është pjesë e legjislacionit, mendojmë se kjo përgjigje duhet ta japin në Kuvend. Edhe pse, pas padisë së deputetit, të gjithë institucionet do të veprojnë sipas rregullave me qëllim që të zbardhet rasti, posaçërisht incizimi, emetimi i materialit që është i ndaluar”, tha Boshnjakovski.

Ndryshe deputeti Pavle Bogoevski ka qenë aktual këto ditë për arsye se në internet doli një bisedë e incizuar ku dëgjohet zëri i tij dhe ku akuzohet se ka porositur kokainë, ndërsa deputeti më vonë vërtetoi autenticitetin po se ka porositur vaj marihuane për shërimin e një personi të afërt..

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot la fshesë para Kuvendit të Maqedonisë dhe i bëri thirrje Zaevit që “pastrimin” e paralajmëruar ta nisë nga vetë Bogoevski ndërsa deputeti Artan Grubi tha se duhet të kontrollohen me test droge të gjithë funksionarët që mbajnë poste publike.