Ministria për Shëndetësi njofton të gjithë të infermieret e interesuara, të cilat kanë interes të angazhohen dhe të punojnë për komisari nate të paraqiten deri më 30 qershor, me paraqitjen e një shkrese deri tek Ministria, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me mbrojtën shëndetësore, siç thuhet në deklaratë, në thirrjen publike mund të paraqiten të gjithë infermieret e interesuara me arsim të mesëm, të lartë tre vjeçar, punë testuese dhe dhënien e testit profesional. Puna me kohëzgjatje gjashtë muajsh do të zbatohet në shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me aktivitete më të zgjeruara nga ajo e mbrojtjes shëndetësore primare.

Për paraqitjen në thirrjen publike nevojiten që të dorëzohet letër me shkrim të interesit, në të cilën duhet të jepen të dhënat emri, mbiemri, numri i telefonit, posta elektronike, kopje e diplomës për kryerjen e arsimit, kopje e dhënies së testit profesional dhe shtëpinë shëndetësore për të cilën interesohet të angazhohet.