Seanca për gjykimin e Sasho Mijallkovit për lëndën “parcelat në Vodno” është anuluar pasi Sasho Mijallkov, si i paditur, është i infektuar me COVID-19 dhe për këtë trupi gjykues ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi i njejti është në izolim dhe nuk mund të paraqitet.
Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Kiril Bozhinovski ndërsa më 24 janar është caktuar seanca e re.
Mijallkov para dy javësh u lirua me kusht të pasurisë së patundshme si dëshmi se nuk do ta lëshojë vendin dhe për këtë pati reaksione të shumta në publik.
Comments are closed for this post.