Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshëm informon Tetovasot .Ai përmes një statusi në rrjetin social ka treguar gjithë rastin duke thënë se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale .
Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve të vetvetes është shprehur drejtori Etemi përcjellë Tetovasot.
Postimi i tij i plotë
Të nderuar miq,
Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe SPB-Tetovë.
Megjithatë dua t’ju njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime të pahijshme siç janë mësuar me dekada të funksionojnë.
Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve të vetvetes.
Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni.
Comments are closed for this post.