Igor Janushev shefi i shtabit të Gordana Siljanovskës, pas përfundimit të procesit të votimit, në konferencë për shtyp tha se kandidatja e tyre ka fituar në zgjedhjet e sotme.

Ai shtoi se nga 43 përqind e votave të përpunuara, ata kanë korrur fitore në disa qytete me shumicë maqedonase.

“OBRM-PDUKM po fiton, populli fiton. Kryetarja e shtetit do të jetë Siljanovska. Nga 43 përqind e votave të përpunuara udhëheqim në Manastir, Veles, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Negotinë, Ohër, Prilep, Shtip. Falënderojmë qytetarët dhe të gjithë që votuan për kandidatin tonë. Sot fitoi drejtësia, përkundër padrejtësisë”, tha mes tjerash Janushev.

Ai njoftoi se pasi të marrin informacione tjera, të njëjtat do t’i plasojnë tek opinioni.