Të Premten të punohet me kohë të pjesëshme ose deri në 1 pasdite në mënyrë që punonjësit të kenë më shumë kohë për t’u kushtuar familjeve të tyre. Kjo, sipas zyrtarit të lartë të BDI-së, është pjesë e Rezolutës Nr. 3 – kualiteti e Jetës, e votuar nga Kryesia Qendrore , e cila pas Kongresit do të bëhet pjesë e programit në zgjedhjet e 12 prillit informon Tetova sot.
Sipas një zyrtari të partisë më të madhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, BDI do të propozojë një program përmirësues në të cilin propozon politika për të siguruar kushte për jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët.
Një nga propozimet është të shkurtohen orët e punës përgjysmë të Premten. Kjo do t’u japë qytetarëve më shumë kohë për familjen, socializimin dhe për veten e tyre. Kjo do të zvogëlojë stresin, do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm dhe mendor të qytetarëve dhe do t’i bëjë ata më të lumtur dhe më produktivë në vendin e punës – thotë zyrtari i BDI-së.
Tendenca thonë nga partia është , për të rritur jetëgjatësinë e qytetarëve si në vendet skandinave.
Comments are closed for this post.