Prezervativët ndoshta iu kanë bezdisur dhe nuk iu kanë lënë që të argëtoheni 100%?

Gratë kanë përdorur për vite me radhë pilula, mbështjellëse dhe implante, por një formë e re e hatashme e kontraceptivit për meshkuj do të jetë në përdorim në vitin 2018.Një xhel që parandalon shtatzënitë e padëshiruara.

Por përgatituni për eksperienca të reja; një metodë tjetër do ta zëvendësojë prezervativin. Ky produkt do të lancohet në fillim të muajit prill dhe do të jetë në formën e një xheli, i cili do të aplikohet tëk shpatullat e meshkujve.

Ky lloj xheli do të thithet për disa minuta nga lëkura dhe efekti i tij do të zgjasë 72 orë.
Menjëherë pas aplikimit të këtij produkti do të absorbohen dy hormone sintetike, testosterone dhe progestin, bllokohen testet nga prodhimi i testosteronit të mjaftueshëm për të prodhuar nivele normale të spermës.

Krijuesit pretendojnë se nuk duhet të ketë efekte anësore të dyshimta, sepse xheli balancon çdo mospërputhje hormonesh.