I nxehti afrikan prej disa ditësh ka përfshirë vendin tonë, ku gjatë ditës së sotme, është ndier edhe më shumë.

Por në ditët në vijim pritet të kemi sërish rritje të temperaturave të cilat pritet të kapin 38 gradë celcius në ditët e fundit të muajit qershor.

Sinoptikanët kanë parashikuar gjithashtu një verë të nxehtë dhe të thatë edhe gjatë muajit korrik.