Redona Koçi është kthyer prej kohësh në një nga modelet më të ndjekura e komentuara në rrjetet sociale. Së fundmi, Redona e njohur si juristja seksi, ka folur rreth jetes së saj private ku ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.
Pa zbuluar idenitetin e personit në fjalë, ajo u shpreh se është e lumtur krah djalit dhe se kanë gjashtë vite bashkë. “Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë”, tregoi Redona gjatë intervistës në “Glamour zone”.
Gjithashtu ajo tregoi edhe një sherr që kishte ndodhur në një club pasi e kishte ngacmuar një djalë dhe më pas është futur në mes i dashuri i saj.
“Kemi qenë në një club, u largua pak me një shok, u afrua një çun aty më kërkoi një person, ndërkohë që vjen i dashuri im aty i thotë ej ca do? Okej se rregulloj unë”, tha Redona.
Comments are closed for this post.