Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 28 ditë burgim, një burrë që ka krijuar një varr për presidentin rus, Vladimir Putin. Në gurin e varrit të krijuar ishte vendosur fotografia e Putinit dhe “vitet e jetës”, 1952-2019.

Aktivisti Karim Yamadayev është dënuar në qytetin, Naberezhnye Chelny për shkelje të ligjit, duke krijuar vazhdimisht ngjarje të tilla publike. Ai deklaroi se ka e bërë një gjë të tillë kundër një projektligjji për “kufizimin e internetit” në Rusi, duke thënë se kjo masë kërcënon lirinë e shprehjes.

Të mërkurën Rusia miratoi dy projektligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme. Në projekt ligjin e parë përfshihet “mosrespektimi” i shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe përsëritja e këtyre veprave mund të dënohet me 15 ditë burgim. Ndërsa projektligji i dytë ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen me interesin publik”.

Gazetarët, aktivistët dhe  mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë shprehur kundërshtimet e tyre për këto masa, duke thënë se ato cënojnë fjalën e lirë dhe janë të paqarta. Sipas tyre synimi i vetëm është vendosja e perdes së hekurt mbi internetin. Sipas tyre nën qeverisjen e Putinit, shteti rus ka fituar kontrollin e një pjese të madhe të kanaleve televizive, prandaj zërat opozitarë dëgjohen më së shumti përmes rrjeteve sociale./Opinion.al