Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur dy raste në polici për humbjen e dy vajzave të mitura nga Çairi i Shkupit.

Mbrëmë në ora 12.30 në SP-Çair, personi me iniciale D.T nga Shkupi, ka paraqitur se më datë 09.05.2019, rreth orës 07.30 ka dalur nga shtëpia në drejtim të panjohur 15-vjeçarja S.XH (15), e cila ka qenë nën mbikqyrje të personit i cili ka lajmëruar rastin.

Të njëjtën ditë në ora 17.40 në SP- Çair, personi me iniciale M.M nga Shkupi, ka lajmëruar se më datë 09.05.2019 nga shtëpia në drejtim të panjohur ka dalur 14-vjeçarja me inicalet A.M.

Nga policia kanë njoftuar se po merren masa për zbardhjen e rastit.