Një 22-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, mëngjesin e sotëm, në Halkidiki të Greqisë.
Në këtë aksident është lënduar edhe një 21-vjeçar tjetër, i cili po ashtu ka qenë në makinë, ndërsa është dërguar në spital.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Polihrono-Hanioti, kur 22-vjeçari, e ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është aksidentuar.
Sipas mediumeve greke, 22-vjeçari ka qenë për pushime në Greqi. Ndërsa i lënduar tjetër është dërguar në spitalin në Poligiro.
Comments are closed for this post.