Huawei ka shtuar edhe një anëtarë të ri në familjen e telefonave Mate, e i cili quhet Mate 60 Pro+. Është një model i bazuar në modelin standard Pro, por me komponentë më të mirë. Fuqizohet nga një procesor 7nm Kirin 9000s, i cili shoqërohet me 16GB RAM dhe 512GB ose 1TB memorie të përgjithshme. Kjo memorie mund të zgjerohet me nano karta memorie deri në 256GB.
Ky telefon ka një ekran LTPO OLED me madhësi prej 6.82 inç, ashtu sikurse modeli Pro, por në versionin e ri është pak “më i mprehtë” me një rezolucion prej 1,260 x 2,720. Është një panel prej 10 bitësh me një shkallë rifreskimi prej 1 në 120Hz, ndërsa shpejtësia e reagimit me prekje është 300Hz. Shkëlqimi kontrollohet duke përdorur zbehjen PWM me një frekuencë të lartë prej 1,440Hz.
Tutje ekrani mbrohet nga një xham i gjeneratës së dytë Kunlun, dhe sipas standardit IP68, telefoni është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Thellësisë ujore prej 6 metrash mund t’i “mbijetojë” deri në 30 minuta.
Brenda ekranit janë 3 “prerje”, njëra për kamerën selfie me sensor 13MP dhe dy të tjerat për sistemin 3D ToF.
Në pjesën e pasme gjendet kamera kryesore prej 48MP me stabilizim optik dhe aperturë të ndryshueshme. Asaj i bashkëngjitet edhe kamera periskopike me një sensor gjithashtu prej 48MP me stabilizim optik, ndërsa aty është edhe kamera tjetër për fotografi ultra të gjerë, e cila ka një sensor prej 40MP.
Huawei Mate 60 Pro+ pritet të dal në shitje me 9 tetor, përderisa çmimi i saj nuk dihet akoma, dhe ofrohet me dy ngjyra, e zezë dhe krem.
Comments are closed for this post.