Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se bisedat mes kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe partitë tjera politike të cilat e përbëjnë Qeverinë, i vazhdojnë bisedat lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar, respektivisht ndërrim të funksionarëve dhe ministrave. Pritet që bisedat të përfundojnë ditëve të ardhshme, pas çka, siç tha, do të dihet vendimi i tyre.
“Konsultimet dhe bisedat për rikonstruim eventual qeveritar vazhdojnë mes partive politike. Ata veçmë komunikojnë me mediat dhe opinioni është i informuar deri ku është procedura, deri ku janë negociatat për ndërrim të eshalonit të parë, të dytë dhe të tretë në Qeveri. Tani për tani zyrtarisht nuk ka vendim për të cilën mund të informohet opinioni. Presim që këto ditë të përfundojnë negociatat mes partive politike që e përbëjnë koalicionin dhe nëse si propozim do të parashtrohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha në konferencën e rregullt të sotme zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Ai shtoi se vendimi i tyre është i fundit dhe ata do të thonë nëse deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të parashtrojnë propozim për ndërrime në Qeveri ose nëse, siç tha, eventualisht nuk ka propozim deri te Kuvendi, do të ketë votim për besim të Qeverisë.
Comments are closed for this post.