Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Beograd pati një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski për forcimin e marrëdhënieve dhe iniciativat e përbashkëta për një të ardhme më të qëndrueshme të qytetarëve tanë. Diskutuam për projekte ekonomike dhe infrastrukturore, me theks të veçantë për ndërtimin e hekurudhës Budapest-Beograd-Shkup-Athinë-Pire që do të lidhë Evropën Jugore dhe Qendrore, si dhe përmirësimin e tregtisë dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ai thekson se janë pajtuar se solidariteti dhe mbështetja reciproke janë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.

Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin se Maqedonia është një nga partnerët kryesorë në nismën e Ballkanit të Hapur, e cila është bërë simbol i bashkëpunimit dhe lidhjes së fortë rajonale në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë i përbashkët është një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët dhe bashkëpunimi përmes iniciativës Ballkani i Hapur dhe projekteve të tjera mbetet një bazë solide mbi të cilën ne ndërtojmë të ardhmen e të gjithë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet në frymën e miqësisë dhe partneritetit, thekson Vuçiq.

Mickoski është në një vizitë dyditore në Serbi me rastin e Panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, rakinë dhe turizëm “Verëra në Ballkanin e Hapur”, ndërsa do të ketë takim edhe me kryeministrin serb Millosh Vuçeviq.