Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Siç informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve fitues i zgjedhjeve në Komunën e Dibrës është: Hekuran Duka i BDI-së, me 50.06% të votave apo 4095 vota. Më pak vota mori Arben Agolli i ASH-së, me 3827 vota, i cili nga dibranët mori 46.78% të votave. Votat e pavlefshme janë 258 apo 3,16%.

Zgjedhjet e parakohshme komunale në Dibër u mbajtën për shkak të vdekjes së ish-kryetarit Ruzhdi Lata.

Këto zgjedhje në këto komuna janë vendimtare dhe nuk ka rreth të dytë. Zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të mbahen në vitin 2021.