Në hartat e radarëve që tregojnë për fluturimet e aeroplanëve, shihet shumë më pak trafik, si pasojë e rritjes së bllokadave.

Bazuar në gjetjet e Flightradar24, gjatë ditës së djeshme, në mbarë botën kanë fluturuar vetëm 132,135 aeroplanë.

Të hënën në 16 mars kishte 167,279 fluturime në të gjithë botën, një muaj më parë më 17 shkurt, numri ishte 172.520. Ndikimi më i madh, mund të shihet në qiellin mbi Itali.

Rënia e numrit të fluturimeve me aeroplanë

Rënia e numrit të fluturimeve, konsiderohet të jetë një dukuri e përditshme për disa muaj që vijnë.

Shumë shtete e kanë ndaluar fluturimin dhe aterrimin e aeroplanëve, në përpjekje që të ndalojnë përhapjen e coronavirusit, përfshirë edhe fluturimet ndërshtetërore.

“Për momentin, jemi duke i përcjellë 9,900 fluturime aeroplanësh. Kjo është 5,200 herë më pak fluturime, se sa gjatë kohës së njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e Flightradar24.

Industria e aviacionit është goditur rëndë, nga rënia ndalesat e fluturimeve të aeroplanëve, si pjesë e përpjekjeve ngadalësuar përhapjen e virusit, duke bërë që të anulohen shumë fluturime dhe dëmtohen shumë agjenci.