Pinterest ka nxjerrë tendencat e para për vitin 2019 për sa i përket thonjve dhe nuk po flasim për manikyrit por për formën e tyre. Forma e “bajames, një formë rrethore jo shumë e theksuar dhe mjaft elegante.
Aq të kërkuar janë sa që kanë shkuar në 97% vlerësimet që nga fillimi i 2019 në aplikacionin Pinterest. Bukurinë e kësaj formë është se ka mjaft gjatësi për të pikturuar çfarë të keni dëshirë.
Me ikjen e dimrit mund të shohim që ngjyrat e preferuara janë ari, bakër dhe nude. Nëse nuk mund të vendosni midis ngjyrës rozë ose të kuqe provojini të dyja!
Nëse punoni në një vend konservator ose thjesht preferoni të mbani manikyrin tuaj të thjeshtë, asgjë nuk është më elegante se një ngjyrë gri e errët apo edhe e zezë, sidomos në këtë formë të thonjve.
Comments are closed for this post.