Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti për deklaratat e këtij të fundit.

Kurti në fjalimin e tij kritkoi Qeverinë e Kosovës për faktin se sipas tij është vonuar shkarkimi i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve.

“Është mirë me i falënderu të gjitha qeveritë e kaluara për autostradën e Dukagjinit.

Kur flasim për 600 mijë banorë që do të kyqen në këtë autostradë i bije një e treta e popullsisë së Kosovës.

E dini që për qituhit e në Shkup shkohet për 40 minuta, ndërsa në Pejë deri në një orë e gjysë”, tha ai.

“Miku im Albin shumë po kritikon, unë kam protestu për me e shkarku Jabllanoviqin dhe kemi ba aq sa kemi mund.

Unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerr një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja ndaj luftës sonë për liri. Dhe jo tash të luajmë me foltore.

Ne i kemi marrë masat sa kemi kompetenca”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/