Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nesër do të takohet më kancelaren gjermane Angela Merkel.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj thotë se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Njoftimi i Haraidnajt në Facebook

Të nderuar qytetarë,

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin. Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.