Lideri i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës (AAK) dhe ish kryeministër kosovar Ramush Haradinaj e shpalli kandidaturën e tij për president të ardhshëm të shtetit, prejse në prill të vitit të ardhshëm do t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Pas mbledhjes së mbrëmshme të strukturave udhëheqëse të AAK-së, Haradinaj theksoi se partia, e cila është pjesë e qeverisë së Kosovës, e ka autorizuar të negociojë për zgjerimin e koalicionit qeveritar, njëherit duke paralajmëruar se do ta pranojë “obligimin e madh dhe nderin e veçantë”, të bëhet president i shtetit.
Në profilin e tij në Fejsbuk, Haradinaj përmendi se do ta pranonte funksionin e presidentit prejse t’i përfundojë mandati Thaçit, por jo nëse shefi aktual i shtetit detyrohet të tërhiqet për shkak të akuzës së ngritur kundër tij nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë.
“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që më dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkruajti Haradinaj.
Sipas televizionit të Prishtinës T7 “pozita e tillë e Haradinaj vjen në kohën kur bisedohet për inkuadrim të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Qeveri”, me ambicie ajo tani partia opozitare, e themeluar nga Thaçi, ndërsa të cilën katër vitet e fundit e udhëheq Kadri Veseli, sërish do ta marrë funksionin presidencial.
Sipas T7, dhe Isa Mustafës, ish kryeminsitri dhe lider i partisë kryesore qeveritare, nga rradhët e të cilit është kryeministri aktual Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë vetë ai të kandidohet për president të shtetit prejse t’i skadojë mandati Thaçit.
Duke reaguar në spekulimet rreth kandidatit të ardhshëm për president të shtetit dhe “pazaret” me PDK-në për përfshirje në Qeverinë e udhëhequr nga partia e tij, Mustafa mbrëmë deklaroi se “çështja e presidentit ende nuk është në rend dite”, ndërsa për zgjerim eventual të koalicionit do të bisedojë me partnerët aktual në qeveri.
Prokuroria speciale pranë Gjykatës ndërkombëtare për Kosovë, selia e të cilës është në Hagë, kah fundi i qershorit të këtij viti publikoi se ka ngritur akuzë kundër disa ish udhëheqësve të UÇK-së, mes të cilëve edhe presidenti aktual Thaçi, dhe lideri i PDK-së dhe ish kryeparlamentar Kadri Veseli.
Gjykatën speciale me seli në Hagë e udhëheqin prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë. Punën formale e filloi në janar të vitit të kaluar, prej kur, në përbërje të të dyshuarve ose dëshmitarëve për krime kundër civilëve shqiptare, serbe, rome ose kombësi tjetër, sipas informatave të deritanishme janë thirrur rreth 300 ish pjesëtarë të UÇK-së.
Thaçi i cili prej datës 13 deri më 17 të muajit të kaluar ishte marrë në pyetje para prokurorisë në Hagë, deklaroi se do të japë dorëheqje nga funksioni i presidentit të shtetit nëse akuza kundër tij pranohet nga gjykata.
Comments are closed for this post.