“Java Kulturore Sllatina 2021” synon të animojë jetën kulturore në Sllatinë. Ngjarjet kulturore në vendet rurale janë një vektor për të nxitur dhe afirmuar jetën kulturore tek të rinjtë por edhe për të mbështetur autorët që do të ekspozojnë veprat e arriti të tyre në funksion të sensibilizimit të studentëve, nxënësve dhe gjithë të tjerëve mbi vlerat në këtë rast të artit figurative.

Ekspozita në kuadër të Javës kulturore të Sllatinës, tashmë ka një traditë ndërkohë që synojmë ta fuqizojmë më tej duke konsoliduar me përmbajtje tjera cilësore dhe duke përsosur në nivele profesionale organizimin e kësaj ngjarje. Për këtë qëllim përveç piktorëve tashmë të dëshmuar që kanë një reflektim origjinal në një hapësirë më të gjerë dhe ë vijnë nga ky mjedis, ekspozita synon të përfshijë edhe piktorë të rinj me të cilët do të menaxhohet nga bartësit e projektit deklaroi Bardhyl Zaimi. Në anë tjetër  sipas këshillit organizativ Java Kulturore financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Programin vjetor të kulturës për vitin 2021.

Ekspozita në kuadër të javës kulturore në Sllatinë hap jë horizont dhe hapësirë për artistët në vendet rurale për të kultivuar talentin dhe artin e tyre në funksion të perceptimit nga një publik në kultivim e sipër. Java Kulturore  është një manifestim tradicional që mbahet çdo vit në kohën kur të gjithë bashkë atdhetarët tanë që janë me punë të përkohshme në vendet evropiane  ndodhen në vendlindje. Këshilli Organizativ ndau mirënjohje post- mortum pë Blerim Jakupin anëtar i Këshillit Organizativ një nder themeluesit dhe ideatori i organizimit të Javës Kulturore Sllatina.