Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur konferencën përmbyllëse të fundvitit ku është ndarë çmimi “Ekonomisti i ri”.

Guvernatori Fehmi Mehmeti tha se sistemi bankar në vend është i shëndoshë, ndërkaq pritet rritje ekonomike e vendit për 4.2% gjatë vitit 2019, raporton Ekonomia Online.

“Stabiliteti financiar në vazhdimësi ka rrit kontributin financiar në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Vlerësimet preliminare rritja ekonomike në vend është 4% ndërkaq thellimi i deficitit tregtar kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Aspektet që kanë ndikuar pozitivisht janë rritja e remitencave, marrja e kredive nga bizneset private. Rritje të ngjashme ekonomike do të ketë edhe në vitin 2019 ku pritet të jetë 4.2%. Aktiviteti u sektorit bankar karakterizohet me rritje dhe shëndet të mirë financiare. Depozitat kanë arrit rritje mbi 6%. Norma efektive e interesit ka rënë në 6.6%. sa i përket treguesve të shëndetit financiar. Kemi vetëm 2.7% të kredive joperformuese”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se në sektorin e sigurimeve, janë rritur pagesat për dëmet.

“Sa i përket sektorit të sigurimeve kemi rritje të pagesës së dëmeve, kjo ka ndikuar në rrite të përgjegjësisë se sektorëve të Sigurimeve ndaj të siguruarve. BQK me gjitha kapacitet e saj ka vazhduar të jetë mbështetës i zhvillimit të institucioneve financiare me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve”, u shpreh Mehmeti.

Sa i përket aktiviteteve të Bankës Qendrorë të Kosovës, ky institucion sipas Mehmetit, ka qenë aktiv edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

“Përpos avancimeve në kapacitet e brendshme të BQK kemi qenë aktiv edhe në rrafshin ndërkombëtare, ka qenë edhe nënshkrimi i memorandumit me Bankën Qendrore të Evropës. Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet rritja e aktivitetit për mbrojtje të konsumatorëve”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me grabitjen e bankave ai tha se kjo po ndikon negativisht ne ardhjen e investitorëve të huaj.

“Sektori i sigurimeve me vite ka pas një brishtësi dhe na ka detyruar të marrim masa ndaj këtij sektori. Plaçkitja e bankave është dukuri që është rrit dhe është shumë shqetësuese sepse përveç që i shkakton humbje bankave i shkakton edhe buxhetit të Kosovës sepse i largon investimet e huaja. Ne kemi marr masa për parandalimin e këtyre thyerjeve”

Ndërkaq çmimet për ekonomistët e rijnë shkuan për Jeton Zogjani të cilit i takoi vendi parë, Venera Ratkoceri mori çmimin e dytë, ndërsa me vendin e tretë është shpërblyer Bedri Hasanaj.