Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes rrjetit social Fejsbuk ka përuruar lëshimin e autostradës së re Shkup-Shtip, duke sqaruar se i njëjti ka qenë projekt i qeverisë së atëhershme VMRO-DPMNE.

Në postimin e tij Gruevski bën krahasimin kronologjik të ngjarjeve, dhe krejtësisht në fund nga Budapesti godet me mesazh të fuqishëm, duke thënë se obligim i qerverisë është të mirëmbajë autostradën dhe mos ta gjej të dëmtuar kur të kthehet.