Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot në Prishtinë ka realizuar një takim pune me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Balaj-Halimaj.
Në këtë takim u bisedua për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku ty dy zëvendëskryeministrat Grubi dhe Balaj Halimaj morën përsipër që këtë mbledhje ta realizojnë sa më shpejtë që është e mundur, pasi që ka shumë çështje për të diskutuar dhe shumë marrëveshje për të nënshkruar.
Grubi dhe Balaj gjithashtu diskutuan edhe për interkonekcionin me gaz të Republikës së Kosovës, proces ky i cili duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi e informoi zëvendëskryeministren e Kosovës, znj. Albulena Balaj Halimaj se tashmë ka filluar studimi i fizibilitetit që financohet nga Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të jetë në interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, jo vetëm për arsye të çmimit të energjisë elektrike, por edhe mbrojtjes së ambientit.
Grubi dhe Balaj shkëmbyen mendime edhe rreth autostradës Shkup-Bllacë, që do të ndërlidhet me autostradën që shpie deri në Prishtinë.
Grubi i tha homologes së tij të Kosovës se në Maqedoni të Veriut, Qeveria tashmë ka emëruar z. Ejup Rustemi për drejtor të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë”, me të cilin brenda 1 jave ka mbajtur dy takime dhe që tashmë kanë nisur në mënyrë intensive t’i qasen kësaj rruge. Sipas Grubit, 90 për qind e eksproproimit të tokës është kryer dhe 10 për qindëshi i cili ka mbetur do të përfundoj brenda 1 apo 2 jave më së voni, ndërsa punimet tashmë tre ditë kanë filluar në dy kilometrat e parë.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka përsëritur qëndrimin e tij se shpreson që deri në përfundim të mandatit 4 vjeçar të qeverisë, qytetarët e të dyja vendeve të kenë mundësinë që nga Shkupi në Prishtinë dhe anasjelltas të mbërrijnë për 40 minuta, duke vijuar edhe me themelimin e pikës së përbashkët kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me qëllim që qytetarët të mos kenë nevojë të ndalen në dy pika kufitare, si një hap për ta larguar përfundimisht kufirin midis nesh dhe nga një One Stop Shop të bëjmë Non Stop, të kalojmë pa kufij midis dy vendeve tona.
Në fund të këtij takimi, Grubi dhe Balaj Halimaj kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në sferën e turizmit, në veçanti për Kodrën e Diellit në Maqedoni të Veriut si dhe Brezovicën në Kosovë, ku përmes partneritetit publiko-privat dhe fondeve evropiane të ndërtohet një qendër e përbashkët turistike që do të jetë më atraktivja në Evropën Juglindore.
Comments are closed for this post.