Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik, z. Artan Grubi mbrëmë në emisionin Spotlight të Alban Dudushit ka folur rreth ecurisë së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Grubi është shprehur se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë nuk ndahen sa i përket integrimit në BE.
Grubi ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka bërë reforma jashtëzakonisht të vështira dhe me një shumicë të brisht parlamentare për realizimin e ëndrrës Euro-Atlantike. Ndryshimi i emrit dhe ndryshimi i kushtetutës, vetëm për të marrë dritë jeshile.
“Unë nuk besoj në ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces për arsye se këtë nuk do ta mbështesin edhe disa prej vendeve anëtare, në veçanti jo edhe pas mesazheve të z. Borel dhe znj. Vanderlejn të cilët ishin pas asnjë hamendje kundër ndarjes së vendeve tona”, ka deklaruar z.Grubi.
Comments are closed for this post.